Flash News

Ditari i Opozitës

Basha përjashtoi Berishën, Kadilli: PD humbi liderin dhe ish-liderin. Mos qëndroni spektatorë!

Basha përjashtoi Berishën, Kadilli: PD humbi liderin dhe ish-liderin.
Fatbardh Kadilli

Partia Demokratike humbi liderin dhe ish-liderin. Kështu shprehet Ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli pasi kryedemokrati Lulzim Basha përjashtoi ish-kryeminstrin Sali Berisha nga grupi parlamentar

Ai thotë se nga ky vendim nuk fitoi as opozita dhe as demokracia, ndërsa shton se Basha dhe Berisha treguan se si nuk funksionon partia, por funksionojnë llogaritë e atyre që kanë vulën e PD dhe listën e anëtarësisë.

Duke e cilësuar vendimi prej "skuthi", Kadilli thotë se Basha vendosi bazuar mbi llogari dhe jo me parime. Gjithashtu thekson se me këtë vendim Basha shpëtoi karrierën, por jo partinë.

"Vendimi është i llogaritur. Ky vendim bëhet për të shpëtuar karrieren e kryetarit, por jo të ardhmen e PD. Nga ky vendim del vetem një mësim: njerëz mos qëndroni spektatorë!"-shkruan Kadilli në rrjetet sociale.

Ai thotë se është e papranueshme që fatet e opozitës të varen nga llogaritë e disa individëve. Sipas Kadillit, nevojitet një opozitë e re.

Të fundit