Flash News

Ditari i Opozitës

“Basha përjashtoi Berishën që t’i mbyllet dosja e lobimit”, reagon PD: Do padisim Evi Kokalarin për shpifje

“Basha përjashtoi Berishën që t’i mbyllet dosja e

Vjen reagimi i Partisë Demokratike pasi aktivistja e Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari nga ‘foltorja’ e mbajtur sot në Durrës krah ish kryeministrit Sali Berisha tha se kreu i PD, Lulzim Basha e përjashtoi Berishën në këmbim të mbylljes së dosjes së lobimit në SHBA.

Sipas PD në një reagim për mediat, nesër do të padisë penalisht për shpifje Evi Kokalarin.

Një spekulante politike, Evi Kokalari, guxoi sot të përsëriste përpara shqiptarëve shpifjet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha. Autoritetet përgjegjëse me kërkesë të vetë Partisë Demokratike hetuan për 2 vite lidhur me shpifjen e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, duke provuar në mënyrë ligjore dhe përfundimtare se ato ishin vetëm shpifje.

Riciklimi i të njëjtave shpifje, bëhet për të njëjtin qëllim, atë të mbajtjes në këmbë të regjimit kriminal të Edi Ramës. Për këtë arsye, Partia Demokratike do të padisë nesër penalisht për shpifje znj. Evi Kokalari, e cila mund të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzat e rreme me dëshmitarët e saj të rremë Edi Ramën dhe Taulant Ballën”, thuhet në reagimin e PD.

Të fundit