Flash News

Ditari i Opozitës

"Basha po zhduk kujtesën e PD", Balliu: Do kërkojmë referendum për vendimin ndaj Berishës

"Basha po zhduk kujtesën e PD", Balliu: Do kërkojmë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka folur për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD. Ai tha në "Spotlight" se kryedemokrati Lulzim Basha me aktet e tij po zhduk kujtesën e Partisë Demokratike.

“Çfarë bëhet me këtë vendim? Fshihet një kujtesë e Partisë Demokratike. Se kjo parti, ka qenë, është dhe do të mbetet më pas”, u shpreh Balliu.

Ky i fundit foli dhe hapat që do të ndërrmarë grupi i demokratëve që ka dalë në mbështetje të Berishës. Ai tha se po kërkohet mbledhja e firmave për të thirrur Këshillin dhe Kuvendin Kombëtar të PD me qëllim futjen e referendumit.

Më anë të këtij të fundit, shtoi Balliu, synohet të arrihet zhbërja e vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës.

“Ne po kërkojmë mbledhjen e 1500 firmave, për të mbledhur Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar, në mënyrë që të kërkojmë për ndryshime në statut, siç e ka statuti. Dhe të kërkojmë futjen e referendumeve në parti. Në Kuvendin Kombëtar, çdo anëtar i Këshillit Kombëtar ka të drejtën të propozojë mocione nga shkarkimi i kryetarit tek shkarkimi i një vendimi. Dhe kjo mbetet pastaj te ai Kuvend.

Referendum do bëhet për këtë vendim. Që ky vendim që është bërë të fshihet. Pastaj, në qoftë se e rrëzojnë vendimin që ka marrë Lulzim Basha, ai mund të marrë edhe përgjegjësinë vetë, të japë dorëheqejne, ndaç të vazhdojë të rrijë aty, atë do ta vendosin forumet", deklaroi ish-deputeti.

Të fundit