Flash News

Ditari i Opozitës

Basha poston videon: Shqipëria si Venezula e Maduros

Basha poston videon: Shqipëria si Venezula e Maduros
Foto Ilustruese

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar një video në Facebook, duke bërë një përshkrim të gjendjes aktuale në vend dhe sjelljes së qeverisë.

Ai thotë se shqiptarët po përballen më krizë ekonomike dhe shëndetësore, mijëra familje janë në çadra si pasojë e tërmetit të vitit të kaluar dhe se vendi është nën ujë si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit.

Ndërkohë shton kryedemokrati, ministrat e qeverisë Rama hanë darka në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

“Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”, shkruan ai.

Një ditë më parë Basha dha një prononcim të shkurtër lidhur me zhvillimet kryesore në vend dhe për darkën e qeveritarëve në Dubai. Duke dënuar ashpër këtë të fundit, ai vuri theksin te gjendja e vështirë që po përjetojnë qytetarët.

Të fundit