Flash News

Ditari i Opozitës

Basha pret mediat në seli, tregon dëmet e protestës

Basha pret mediat në seli, tregon dëmet e protestës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka pritur në seli median pas largimit të uniformave blu, të cilët mblodhën prova për rreth tre orë në funskion të hetimeve.

I shoqëruar nga operatorët, kryedemokrati ka treguar për mediat dëmet që ka shkaktuar në selinë blu, protesta që u zhvillua ditën e sotme.

Ndërkohë pritet një komunikim për mediat nga Basha. Konferencë do të ketë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit e kishte njoftuar konferencën në orën 18.00, por duket se e ka shtyrë për shkak të zhvillimeve në selinë blu.

Të fundit