Flash News

Ditari i Opozitës

Basha pret në zyrë ambasadorin e Austrisë: Mbështetja për integrimin nuk mungon

Basha pret në zyrë ambasadorin e Austrisë: Mbështetja

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur paraditen e sotme në zyrë ambasadorin e Austrisë, Christian Steiner.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryedemokrati ka postuar foto nga takimi, krahas së cilave ka vlerësuar marrëdhëniet midis dy vendeve.

Ai thekson se mbështeja e Austrisë nuk mungon as akutalisht, ku sfida më e madhe e Shqipërisë është integrimi në BE. Basha bën me dije se i ka shprehur mirënjohjen ambasadorit për ndihmën që ka dhënë Austria në këtë rrugëtim.

Të fundit