Flash News

Ditari i Opozitës

Basha prezanton programin për gratë: Do i japim fund diskriminimit, arsimimi nuk t'ju mohoet

Basha prezanton programin për gratë: Do i japim fund diskriminimit,
Basha me përfaqësuese të PD

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po prezanton nga Durrësi programin e PD për gratë. Së bashku me disa nga përfaqësueset e PD, Basha tha se për këtë plan është punuar prej disa muajsh dhe objektivi është dhënia fund i diskriminimit.

Sipas Bashës, diskriminim ka kudo, duke evidentuar fushën e punësimit. Ai tha se PD do të punojë në fuqizimin e grave shqiptare, duke nisur nga arsimi.

Kryedemokrati premtoi se mundësia e arsimit nuk do t'i mungojë asnjë prej vajzave, ndërsa u ndal edhe te diskriminimi te pagat.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam këtu, mes zonjave. Kemi një skuadër të jashtëzakonshme zonjash, të cilat përfaqësojnë gratë shqiptare dhe dëshirën e tyre për ndryshim. Kemi një skuadër specialistësh të kalibrit kombëtar dhe ndërkombëtar.
Sot do diskutojmë për efektin që do të japë pas 25 prillit, me problemin e pazgjidhur të vendit të duhur të grave në Shqipëri, me diskriminimin e vazhdueshëm në këto 8 vite.

Diskriminimi në vendin e punës, në veçanti në sektorin publik, një sërë problemesh për të cilat PD prej muajsh ka punuar me ekspertët më të mirë të fushës për të garantuar një nga objektivat tanë që është barazia gjinore, dhënia fund diskriminimit.
Diskriminim ka në çdo fushë, në fushën e punësimit, ku pagat tregojnë se puna e njëjtë ose më cilësore që bëjnë gratë paguhet më pak. në fushën kolegjiale, në çdo institucion ku edhe kuotat respektohen në mënyrë simbolike dhe mënyra e përzgjedhjes apo rezultati final është simbolik apo dhe i turpshëm dhe diskriminimi siç e kemi parë km me zë dhe figurë. Fuqizim në të gjitha aspektet, duke filluar nga arsimi, ku do të bëjmë të mundur që asnjë vajzë shqiptare që dëshiron të arsimohet të mos i mungojë kjo mundësi”, deklaroi Basha.

 

 

Të fundit