All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Basha prezanton programin për rininë/ Nga frenimi i emigrimit te hapja e vendeve të reja të punës, pikat kryesore

Basha prezanton programin për rininë/ Nga frenimi i emigrimit te hapja
Lulzim Basha
All - Paragraf - 1

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar programin për të rinjtë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit. Ai tha se se gjatë 8 viteve të papunësia është rritur ndjeshëm.

Basha akuzoi qeverinë aktuale se dështoi në realizimin e premtimeve. Duke ngritur shqetësimin e largimit të të rinjëve, kryedemokrati tha po humbasin nëj brez të tërë shqiptarësh.

All - Paragraf - 3

“Shqipëria që tani ka hedhur hapat e parë drejt fitores. Unë jam sot para jush për të sjellë programin më realist, që do të ndryshojë jetën e çdo shqiptari. Problemi i kryeministrit në ikje nuk janë idetë, po fakti se nuk i bëri dot realitet.

Një plan serioz kërkon një përqasje dhe ne kemi punuar për të. Interesi ynë ëhstë që Shqipëria të zhvillohet. Do krijojmë vende të reja pune dhe do të ulim kostot e jetës.

Do tu japim më shumë hapësirë sipërmarrësve. Gjatë 8 viteve të fundit, 3 nga 5 të rinj kanë qenë të papunë. Ne po humbin një brez të tërë shqiptarësh”, deklaroi Basha.

Ky i fundit prezantoi pikat kryesore të këtij plani, për të cilin tha se është punuar prej shumë kohësh. Ulja e emigrimit, përmirësimi i arsimit dhe krijimi i vendeve të reja të punës janë bazat e programit që prezantoi sot lideri i demokratëve.

Pikat e programit

Ne do të zgjidhim çështjen e papunësisë. Kjo nis që me shkollat dhe mbaron me krimin e vendeve të punës.

Do të ulim emigrimin e rinisë.

Do të rrisim cilësinë e arsimit.

Nxitja e invovacionin. Është një nga prioritet kryesore.

Angazhohem se të gjithë studentët shqiptarë, 9 në 10 prej tyre që vinë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për bachelor dhe master.

Pjesa tjetër, që vinë me të ardhura mbi 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë përgjysmimin e këtyre tarifave universitare. Ndërsa 5000 bursa të plota në vit do t’u ofrohen të gjithë të rinjve të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta. Nuk do të ketë te rinj, nuk do të ketë bija dhe bij shqiptarësh që do të mbeten pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike të familjeve të tyre.

Angazhohem ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit.

Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, do të krijoj 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimin në vend. Skema financimi për çdo të ri nga zonat e largëta dhe të varfra të vendit që duan të nisin një sipërmarrje.

Angazhohem që asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë.

Angazhohem që ta bëj brezin e ri përparësi të qeverisjes sonë! Punë, arsim, mundësi, profesion. Rinia do të jetë e para.

Të fundit