Flash News

Ditari i Opozitës

Basha: Qeveria jonë do të anulojë ligjin aktual të arsimit të lartë

Basha: Qeveria jonë do të anulojë ligjin aktual të arsimit

Kreu i PD, Lulzim Basha premton se me ardhjen e tij në pushtet do të anulojë ligjin aktual të arsimit të lartë.

Gjatë një bashkëbisedimi me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku rreth arsimit, pandemisë, protestave dhe çështjeve me interes për rininë, Basha shkruan në Instagram se në ligjin e ri të arsimit, ky sektor do ketë mbështetje financiare që asnjë i ri shqiptar mos të mbetet pa arsim për shkak të pamundësisë ekonomike.

“Një bashkëbisedim krejt i veçantë me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku rreth arsimit, pandemisë, protestave dhe çështjeve me interes për rininë.

Qeveria jonë do të anulojë ligjin aktual të arsimit të lartë.

Në ligjin e ri të arsimit, arsimi i lartë do ketë vëmendje maksimale, mbështetje financiare që asnjë i ri shqiptar mos të mbetet pa arsim për shkak të pamundësisë ekonomike.

Nga programi ynë për arsimim, veçova:

100% e tarifës së studimit e mbuluar nga shteti për studentët nga familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj;

50% e tarifës për studentët nga familje me të ardhura ndërmjet 640 mijë dhe 1,280 mijë lekë të vjetra në muaj”, shkruan Basha.

Të fundit