Flash News

Ditari i Opozitës

Basha-Ramës: Ke përcaktuar fituesit e tenderave, tarifat mbi 1 mln euro në zyrën tënde i di gjithë Tirana

Basha-Ramës: Ke përcaktuar fituesit e tenderave, tarifat mbi 1 mln

Kreu i PD Lulzim Basha ka hedhur akuza që lidhen me tenderat nga foltorja e Kuvendit. Ai i është drejtuar kryeministrit Edi Rama duke i thënë se ka abuzuar me tenderat, ndërsa theksoi se vetëm ato me fonde të BE-së janë me procedurë korrekte.

Kryedemokrati deklaroi se Rama "i urren" tenderat me procedurë korrekte, duke shtuar se tarifat e kryeministrit për çdo tender mbi 1 milion euro i njohin të gjithë.

"Është akt i vetëdijshëm, ti ke vendosur prioritet kullat e korrupsionit dhe oligarkisë. Ke vendosur që të kesh prioritet tenderat e pandemisë. T’i vidhje me një grusht njerëzish. Këta janë vendime të tuat nuk janë aksidente. Nuk janë as tërmeti as pandemia, je fatkeqësia e këtij vendi.

Të vetmet tendera me procesuar korrekte janë ato të BE-së, të cilët t’i i urren. Tarifat e tua për çdo tender mbi 1 mln euro në zyrën tënde i di gjithë Tirana. Merri letra kudo ku i ke futur ndoshta i ke akoma tek zyra e zv. kryeministrit, ndoshta tigri i ka djegur, merr e shikoji sesi ne tenderat e tua nuk ka konkurrencë i ke përcaktuar ti", tha Basha.

Të fundit