Flash News

Ditari i Opozitës

Basha: Rrugët e Berishës me organet e PD-së janë ndarë

Basha: Rrugët e Berishës me organet e PD-së janë ndarë

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se rrugët e ish-kryeministrit Sali Berisha janë ndarë nga organet e Partisë Demokratike. Basha theksoi se ky vendim, u mor sot në punimet e Kuvendit.

“Sali Berisha është përjashtuar tashmë si anëtar i grupit parlamentar të PD, si anëtar i Këshillit. Rrugët e Berishës me organet e PD janë të ndara, ai është vetëpërjashtuar me vendimet e tij. Detyra jonë është që çdo demokrat që sakrificën e saj të shenjtë të jetë i bashkuar ndaj regjimit të Edi Ramës. Berisha mund të ngjisë e zbresë shkallët, mund të krijojë celula”, tha Basha.

Kujtojmë se më herët, ish-kryeministri Sali Berisha ishte në selinë blu ku u lexuan edhe rezultatet paraprake të referendumit të mbajtur sot ne degët e PD-së në rrethe, për zyrtarizimin e shkarkimit të Bashës nga kreu i partisë. Sipas rezultateve, të paktën 43.385 delegatë kanë votuar pro në referendum.

Të fundit