Flash News

Ditari i Opozitës

Basha sërish thirrje SPAK për inceneratorët: Bëni transparencë për hetimin, pse nuk thirren të dyshuarit Rama, Ahmetaj, Veliaj?

Basha sërish thirrje SPAK për inceneratorët: Bëni

Kreu i PD, Lulzim Basha ka ripërsëritur thirrjen ndaj SPAK për marrë të pandehur ata që janë të përfshirë në  aferën e inceneratorëve.

Basha ka kërkuar nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion që të bëjë transparencë për hetimet, pasi tre muajsh ka në tavolinë kallëzimet penale.

Sipas tij, nëse prokurorët e Spak nuk do të marrin masa, do të mbajnë dhe ata përgjegjësi.

Pres përgjigje nga SPAK, që prej 3 muajsh ka në tavolinë kallëzimet penale, hesht duke u bërë alibi për vijimin e vjedhjes.

I çuam javës së kaluar tre denoncime dhe vazhdon të heshtë, duke mbrojtur me heshtje këtë aferë korrupotive duke u bërë një alibi për vazhdimin e vjedhjes së parave.

Nëse SPAK-u do të kishte vepruar, miliona euro që ju paguan mafies së plehrave, do të shkonin te shëndetësia. Ju drejtoj një pyetje, ku jeni me hetimet, pse nuk keni thirrur asnjë person të dyshuar nuk keni marrë asnjë deponim nga Rama, Ahmetaj, Lefter Koka, Erion Veliaj, pse nuk investigoni? Zotërinj të SPAK, çfarë ju pengon të veproni tani që faktet i dinë të gjithë qytetarët.

Cfarë duhet të bëjnë shqiptarët që të ckycni gojën e të tregoni pse po vonohen hetimet. Nëse keni nevojë për ndihmë ndaj Mafies, ju përsëris se opozita dhe qytetarët do të jenë krah jush , mos kini frikë, bëni detyrën tuaj.  Bëni transparencë për hetimin”, tha Basha.

Të fundit