Flash News

Ditari i Opozitës

Basha shpalos programin për arsimin/ Rritje pagash, tekste falas dhe mbështetje financiare; Çfarë përmban tjetër plani i PD

Basha shpalos programin për arsimin/ Rritje pagash, tekste falas dhe
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpalosur sot programin e PD për arsimin në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit. Ai akuzoi qeverinë aktuale se ka dështuar në këtë sektor.

Basha shprehu angazhimin e tij për ta ndryshuar sistemin arsimor, duke e modernizuar. Sipas tij, e rëndësishme është garantimi i të drejtave të barabarta për t’u arsimuar. Kreu i demokratëve shprehu bindjen se programi i PD është ai që i duhet shqiptarëve.

“Plani i arsimit është më i miri për Shqipërinë. Arsimi është baza e shoqërisë. Gjatë muajëve të fundit kam punuar me specialistët vendas dhe të huaj.

Qeveria aktuale nuk beson te fëmijët shqiptarë. Çdo qeveri duhet tu garantojë kushte të barabarta si çdo bashkëmoshatarë në Evropë.Është e papranueshme që fëmijet të braktisin shkollën sepse nuk kanë kushte ekonomike dhe sociale. Ky nuk është premtim, por angazhim. Unë do t’i mbaj angazhimet e mia”, u shpreh Basha.

Ky i fundit prezantoi edhe pikat kryesore të programit për arsimin. Pika e parë e planit të Bashës është tekste falas për 350 mijë nxënës. Ai premtoi se do të ofrojë për çdo të ri deri në 35 vjeç kurse private pa pagesë për gjuhë të huaja.

Kryedemokrati u angazhua se do të rrisë me 60% pagat e mësuesve dhe se asnjë mësues nuk do të marrë më pak se 700 euro në muaj rrogë. Gjithashtu Basha tha se do të rrisë pagat me 50%, duke iu garantuar pedagogëve paga prej 900 euro në muaj dhe profesorëve paga prej 1300 euro.

Pikat kryesore

Angazhohem se do të siguroj tekste shkollore të reja falas, për 350 000 nxënës. Nuk do të lëmë asnjë fëmijë pa ndihmuar.

Angazhohem se do të hartojmë një program arsimor modern, përmes të cilit do t’u japim mundësinë të rinjve të Shqipërisë që duan një profesion, ta marrin atë gjatë periudhës së arsimit të tyre.

Do të ofroj për çdo të ri dhe çdo të rritur shqiptar deri në 35 vjeç kurse private pa pagesë të platformës së mirënjohur amerikane Ëducation Ëorld Ëide për 5 gjuhë të huaja, anglisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht dhe italisht!

Angazhohem që nëpërmjet programit “Shqipëria fiton arsimin”  ne do të ofrojmë program pas-shkollor dhe ushqim për orët shtesë e cila do t’ju vijë në ndihmë fëmijëve për përforcimin e dijeve të marra dhe do t’i mbajë fëmijët të sigurt në shkollë dhe larg rrugëve.

Ne do të rrisim me 60% pagat e mësuesve dhe as edhe një mësues nuk do të marrë më pak se 700 euro në muaj rrogë.

Unë angazhohem që brenda 4 viteve, çdo familje do të ketë të paktën 1 tablet, laptop ose kompjuter në shtëpi.

Angazhohem se do garantoj pavarësinë e universiteteve dhe lirinë e nevojshme akademike, duke e miratuar menjëherë sapo të zgjidhem kryeministër ligjin e ri për arsimin e lartë.

Angazhohem se do të rrisim pagat me 50%, duke ju garantuar pedagogëve shqiptarë paga prej 900 euro në muaj dhe profesorëve paga prej 1300 euro.

Ne do të paguajmë plotësisht koston e tarifave të ciklit të parë apo të dytë të studimeve pasuniversitare për çdo studentët dhe studente që vjen nga familje me të ardhura nën 64.000 Lekë të vjetra në muaj. Dhe ne do të financojmë 50% për studentët nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

Ne do investojmë tek studentë e shkëlqyer duke i mundësuar atyre studimin në universitetet më të mira të botës, si dhe duke mbështetur programin Brain Gain, i cili nuk nuk do të bazohet më mbi nepotizëm e ndërhyrje politike, por mbi bazën e meritokracisë.

Përsëris sot angazhimin tim para studentëve shqiptarë se me qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ne do të paguajmë 10 mijë stazhe 12 mujore për studentët më të mirë çdo vit.

Grante për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, është angazhimi tjetër i qeverisë tonë për modernizimin e infrastrukturës fizike e pedagogjike. Ofrimi i arsimit të lartë të digjitalizuar, me investim në vlerën 36 milionë euro, me fokus laboratorët e parqet e teknologjisë së informacionit, zona me internet falas dhe pajisje të teknologjisë së informacionit, që do të përdoren falas nga pedagogët dhe studentët pa pagesë.

Një vend të veçantë në platformën tonë ka financimi i dedikuar për gratë dhe vajzat në sektorët me përparësi të lartë.

Të fundit