Flash News

Ditari i Opozitës

Basha takon kryeparlamentarin e Turqisë: Mike e çmuar e Shqipërisë, ka qenë pranë nesh në momente të rëndësishme

Basha takon kryeparlamentarin e Turqisë: Mike e çmuar e
Kreu i PD, Lulzim Basha me Kryetarin e Parlamentit të Turqisë Mustafa Sentop

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me Kryetarin e Parlamentit të Turqisë Mustafa Sentop.

Pas takimit, Basha shkruan në rrjetet sociale i ka shprehur zyrtarit të lart turk vullnetin për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen midis vendeve duke zgjeruar marrëdhëniet ekonomike që do të sjellin zhvillim dhe punësim për qytetarët shqiptarë.

“Pata kënaqësinë të pres sot Kryetarin e Parlamentit të Turqisë Mustafa Sentop. Shpreha mirënjohjen ndaj Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e madhe që i ka dhënë vendit tonë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti dhe përballimin e pandemisë COVID-19.

Turqia është një mike e çmuar e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar dhe ka qenë pranë nesh në momente të rëndësishme për vendin dhe kombin tonë, si anëtarësimi në NATO, ndërtimi i Rrugës së Kombit, pavarësia e Kosovës dhe fushata për njohjen e saj.

Shpreha vullnetin tim për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen midis vendeve tona duke zgjeruar marrëdhëniet ekonomike që do të sjellin zhvillim dhe punësim për qytetarët shqiptarë”, shkruan Basha.

Të fundit