Flash News

Ditari i Opozitës

Basha takon ministrat e Jashtëm të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë; integrimi dhe "25 Prilli" në fokus të diskutimit

Basha takon ministrat e Jashtëm të Austrisë, Çekisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar këtë të dielë me ministrat e jashtëm të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë, vend i cili merr dhe Presidencën e radhës së BE-së me 1 korrik.

Sipas asaj që njofton selia blu, Basha iu ka siguruar tre ministrave se PD-ja do të bëjë gjithçka mundet në kapacitetin e saj për procesin e integrimit, si interesi me i madh kombëtar për vendin dhe për të përmirësuar jetën dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë.

Po ashtu njoftohet se në qendër të diskutimit të këtij takimi ishin dhe procesi zgjedhor i 25 prillit 2021 dhe shqetësimet e opozites në lidhje me tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve. PD pretendon se në këto zgjedhje, qeveria përdori te gjithë mekanizmat, që nga administrata dhe fondet publike, tek personat e inkriminuar dhe paratë e krimit dhe korrupsionit për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve.

Mësohet se Basha ka theksuar gjatë bashkëbisedimit rolin e BE-së për vendin tonë dhe nevojën për të bashkërenduar forcat për të nxitur përmbushjen e kushteve nga Shqipëria, sidomos ne luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Ai ka shprehur vullnetin e palëkundur të PD për të vazhduar betejën për ndryshimin për të cilin vendi ka shumë nevojë.

Ministrat nga ana e tyre janë shprehur se BE dhe vendet anëtare do të ndjekin me vëmendje maksimale zhvillimet post-zgjedhore në Shqipëri, do të ketë një vëmendje të veçantë në raportin e OSBE/ODIHR dhe gjithashtu në vendimmarrjet e organeve administrative të zgjedhjeve dhe ato gjyqësore. Një theks të veçantë ato i vendosën procesit të integrimit që do të thotë një vëmendje edhe më të madhe të BE-së ndaj Shqipërisë.

Basha takon ministrat e Jashtëm të Austrisë, ÇekisëBasha takon ministrat e Jashtëm të Austrisë, ÇekisëBasha takon ministrat e Jashtëm të Austrisë, ÇekisëBasha takon ministrat e Jashtëm të Austrisë, Çekisë

Të fundit