Flash News

Ditari i Opozitës

Basha takon ministrin e Jashëm italian, tregon dy pikat e diskutimit: I kërkova ndihmë për sigurimin e vaksinës anti-covid

Basha takon ministrin e Jashëm italian, tregon dy pikat e diskutimit: I

Kreu i Partisë Demokratike ka takuar ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio. Ai e ka cilësuar këtë takim të frytshëm, ndërsa bëri me dije se i ka kërkuar ndihmë për sigurimin e vaksinës anti-covid.

Në prononcimin për gazetarët, Basha tha se i kishte shpjeguar Di Majos se masat e marra në Shqipëri për sigurimin e vaksinës janë të pamjaftueshme.

Një tjetër pikë e diskutimit ka qenë integrimi evropian. Basha ka renditur disa fakte që sipas të cilit e kanë mbajtur larg Shqipërinë nga BE. Gjithashtu tha se siguroi Di Maion se opozita do të bëjë gjithçka për ta ndihmuar procesin e integrimit.

"Para takim të frytshëm me Di Majo. I kërkova ndihmë për sigurimit të vaksinës anticovid. I shpjegova se në fazën aktuale masat e marra janë të pamjaftueshme që shqiptarët të përfitojnë nga hedhja në treg të vaksinës.

I kërkova që të bëjë gjithçka që Italia mike të sigurojë së pari për personelin mjekësor dhe shqiptarët akses për vaksinat.

Dua të ndaj zotimin e ministrit Di Majo për të ndihmuar në këtë drejtim.

Ka qenë një ngërç i madh, pasi qeveria jonë ka bërë një rezervim me Covax prej 1.4 mln euro, që përdoret nga vendet në zhvillim dhe rezervimi financiar është i pamjaftueshëm për më shumë se 20% të popullsisë.

Kur të gjithë vendet e mëdha po synojnë të marrin sasi të mëdha vaksinash, vendet e vogla do mbeten në fund të radhës. Një nga mënyrat është për tju drejtuar një miku të madh me akses të fuqishëm, të mos harrojë motrën e vogël, Shqipërinë.

E dyta diskutuam ka të bëjë me integrimin evropian. Për herë të shtatë në 7 vite Shqipëria rrezikon një JO tjetër në procesin e integrimit për shkak të mosplotësimit të kushteve. Vendi nuk ka GJK, gjykatë të lartë funksionale. Reforma zgjedhore, kryekushti i hapjes së negociatave, u zhbë në mënyrë të njëanshme. Ndaj sigurova z. Di Maio se opozita do të bëjë gjithçka për ta ndihmuar procesin e integrimit. Vizioni i qeverisë së PD është forcimi i bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar", deklaroi ndër të tjera Basha.

Të fundit