Flash News

Ditari i Opozitës

Basha takon ministrin hungarez: E garantova se do të kemi një erë të re pas 25 prillit

Basha takon ministrin hungarez: E garantova se do të kemi një erë
Foto gjatë takimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me ministrin e Jashtëm të Hungarisë Péter Szijjártó. Në përfundim të takimit në një prononcim për gazetarët, ai bëri me dije detaje nga diskutimi.

Basha i shprehu mirënjohjen për ndihmën që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë sa i përket rrugës së integrimit. Basha e ka garantuar ministrin se pas 25 prillit në Shqipëri do të ketë një erë të re për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit drejt BE.

“Takova zotin ministër të Jashtëm të Hungarisë në selinë e PD, të një vendi mik, që ndajmë miqësi që nga koha e Skënderbeut. Shpreha mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen që Hungaria i jep Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE. Për fat të keq kemi humbur 8 vite, Shqipëria ka mbetur në vend numëro, për shkak të kryeministrit në ikje, Edi Rama, i cili ka vënë interesat e veta mbi ato të shqiptarëve.

E garantova ministrin se pas 25 prillit do të kemi një erë të re, për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit drejt BE, duke nisur me plotësimin e kushteve që do të çojnë në hapjen e negociatave. Nga 3 u bënë 5 dhe më pas 9 kushte për BE. I garantova se PD dhe opozita e bashkuar do të bëjnë gjithçka që pas 25 prillit edhe procesi i integrimit europian do të jetë një sukses. Pas 25 prillit të hapim negociatat dhe të përmirësojmë klimën e biznesit”, tha Basha.

Të fundit