Flash News

Ditari i Opozitës

Basha thërret mbledhje me grupin mbrëmjen e sotme

Basha thërret mbledhje me grupin mbrëmjen e sotme

Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë mbrëmjen e sotme në selinë blu grupin parlamentar demokrat.

Mediat kanë zbardhur edhe mesazhin që iu është dërguar deputetëve. Takimi pritet të nisë në orën 20.00.

Deputetëve të angazhuar në fushatë, Basha iu kërkon që takimet t’i zhvillojnë më herët në mënyrë që të jenë të pranishëm në mbledhje.

Kjo e fundit vjen në një kohë kur PD ka nisur punën për realizimin e Reformës Territoriale, ndërsa ka deklaruar se prioritet ka edhe “Zgjedhoren”.

Njoftimi:

Pershendetje!

Neser ne oren 20:00 do te zhvillojme mbledhje grupi.

Deputetet qe jane te angazhuar ne fushate, mbledhjen respektive te shtabit mund ta zhvillojne me heret ne menyre qe te jemi

prezente te gjithe ne mbledhjen e grupit.

Ju faleminderit!

Të fundit