Flash News

Ditari i Opozitës

Basha thërret sot Këshillin Kombëtar, çfarë pritet të diskutohet

Basha thërret sot Këshillin Kombëtar, çfarë pritet

Partia Demokratike ka njoftuar se sot në orën 16:30 do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja vjen pas zhvillimeve në PD, ku Kryesia përjashtoi nga partia ish-liderin Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Në axhendën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, bëhet me dije se do të diskutohet për protestën e tensionuar të 8 janarit. Gjithashtu do të miratohet rregullorja e brendshme e Këshillit Kombëtar si dhe do të diskutohet dhe ndahen detyrat e anëtarëve të KK.

"Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,

Në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, ju konfirmoj se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet, ditën e shtunë, datë 15.01.2022, ora 16:30, në sallën e katit të II, selia qendrore e PD.

Rendi i Ditës së mbledhjes është si më poshtë:

Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 Janar.

Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Kombëtar, të përgatitur nga grupi i punës së ngritur me vendim të Këshillit Kombëtar nr. 172, datë 23.12.2021.

Diskutim dhe informim për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar", thuhet ne njiftimin e PD. 

Të fundit