Flash News

Ditari i Opozitës

Basha thumbon Berishën, Ramën dhe Metën: Treshja e tranzicionit kërkon të më largojë nga beteja

Basha thumbon Berishën, Ramën dhe Metën: Treshja e tranzicionit

Në takimin me të rinjtë e FRPD-së, kreu i opozitës Lulzim Basha, nuk i ka ndalur akuzat dhe thumbat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, kryeministrit Rama dhe presidentit Ilir Meta.

Basha iu drejtua të rinjve duke i kërkuar ndjesë për kohën që nuk ua ka kushtuar atyre dhe vëmendjen e munguar. Kryedemokrati thumboi Berishën duke thënë se “nuk do të lejojë që shtëpia e demokratëve të kthehet në një principatë që mbi të gjitha ka interesin e vet.”

"Patronazhi ka infektuar. Ky është edhe faji im, edhe i partisë. Sa më shumë kontribuon dhe më pak pengesa shikon, aq më shumë kontribuon. Kur të vjen pengesa të ikën dëshira, kur ka kulisa që janë larg kërkesave tona,. shkurajohesh. Është momenti për t’iu kërkuar falje. S’kam shumë kohë për t’iu kushtuar vëmendje, jo në punët e forumit tuaj. Por vëmendjen për të mos lejuar që asnjë pjesë e shtëpisë sonë, të mos kthehet në një principatë me një feudal që mbi të gjitha ka interesin e vet. Kërkojnë të më largojnë nga beteja treshja e tranzicionit. A thua janë mbledhur në një dhomë dhe kanë thënë po nuk iku ky s’kanë gjë në terezi. Dhe të drejtë kanë, halli është i drejtë", tha Basha. 

Të fundit