Flash News

Ditari i Opozitës

Basha “thyen” heshtjen, çfarë thotë për udhër-arrestet e SPAK-ut për inceneratorët

Basha “thyen” heshtjen, çfarë thotë për

Lulzim Basha ka “thyer” heshtjen, duke reaguar për aksionin e sotëm të SPAK-ut për çështjen e inceneratorëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se arrestimet e sotme janë si rezultat i punës së Demokratike në Komisionin Hetimor Parlamentar. Por kjo nuk mjafton, shton Basha.

Ish kryetari i PD-së thekson se Komisioni faktoi se urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj afere janë ministrat dhe kryeministri. Sipas Bashës, një aferë kaq e madhe nuk mund të bëhej pa dijeninë e kryeministrit Edi Rama.

“Arrestimet e sotme, janë si rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe profesionale të Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor Parlamentar, por kjo nuk mjafton. Komisioni faktoi se urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj afere janë ministra dhe kryeministri. Asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë kaq e madhe korruptive është bërë pa dijeninë e Edi Ramës. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta, shqiptarët nuk mund të kenë mirëqenie”, shkruan Basha.

Të fundit