Flash News

Ditari i Opozitës

Basha: Tom Doshi dhe Benet Beci e blenë votën deri në 300 € nga Puka në Shkodër

Basha: Tom Doshi dhe Benet Beci e blenë votën deri në 300 €
Kryetari i PD, Lulzim Bash

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi paraditen e sotme një takim me strukturat në Shkodër, ku u ndal te procesi zgjedhor i 25 prillit dhe akuzat për manipulim.

Ai akuzoi kryetarin e PSD-së, Tom Doshin dhe kanidatin fitues të PS, Benet Becin për blerje të votave. Sipas Bashës, votat u blenë nga 100-300 euro.

"Sepse pavarësisht gjithçkaje, pavarësisht prej masakres zgjedhore që çerdhen e ngriti në Shkodër, në çerdhet e krimineleve të Tom Doshit me shokë, në çerdhet e të shiturve, në çerdhet e zyrtarëve të korruptuar si Benet Beci me shokë që e çuan votën nga 100 në 300 euro, nga Puka në Shkodër e kudo tjetër", tha Basha.

Ky i fundit ritheksoi se PD doli më e fortë dhe e bashkuar pas zgjedhjeve. Ai iu kërkoi demokratëve të Shkodrës që të mos dorëzohen,

"Partia Demokratike nuk doli më e tkurrur, më e vogël apo kokë poshtë. Por doli më e madhe, më e vendosur dhe me kokën lart. Dhe me kokën lart ju gjej sot dhe kështu dua t’ju shohë në vazhdim e deri në fundin e pashmagshëm të kësaj beteje që nuk mund të jetë dorëzimi i Shkodrës, nuk mund të jetë rënia e Shkodrës, nuk mund të jetë rënia e Shqipërisë", tha Basha.

Të fundit