Flash News

Ditari i Opozitës

Basha u shtrin dorën e bashkëpunimit pas garës në PD, i përgjigjet Agron Shehaj: Nuk jemi ndarë ndonjëherë

Basha u shtrin dorën e bashkëpunimit pas garës në PD, i

Agron Shehaj, një nga kandidatët për kryetar të PD iu përgjigj deklaratës së kreut Lulzim Basha pasi ky i fundit u shtriu dorën të bashkojnë forcat kundër regjimit Rama-Doshi.

I ftuar në Opinion, Shehaj tha se të gjithë kanë qenë bashkë dhe nuk janë ndarë ndonjëherë.

Ne bashkë jemi. Nuk jemi ndarë ndonjëherë”, tha Shehaj.

Po ashtu, ai tha se 15 për qind e votave që mori në zgjedhjet e 13 qershorit nuk reflekton mbështetjen që ai ka në parti, pasi sipas tij në garë ka patur parregullsi.

“15% nuk reflekton mbështetjen që unë kam në anëtarësinë e PD-së. Ka patur parregullsi, kryesisht kanë qenë të lidhura me faktin që dhjetëra-mijëra demokratë janë përjashtuar, nuk kanë qenë në lista, dhe nuk kanë mundur të votojnë. Vëzhguesit e mi nuk kanë patur mundësi të verifikojnë kush po voton”, tha Shehaj.

Të fundit