Flash News

Ditari i Opozitës

Basha zbulon planin e Ramës: Milva Ikonomi në krye të bashkisë së Durrësit për të firmosur vjedhjen me inceneratorët

Basha zbulon planin e Ramës: Milva Ikonomi në krye të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Rama se do të vendos Milva Ikonomin në krye të Bashkisë së Durrësit vetëm për të firmosur vjedhjen me inceneratorët.

Sipas Bashës, vetëm për t’ia arritur këtij qëllimit, Rama ka në plan të ndërrojë edhe për herë të 5-të apo të 6-të krerët e Bashkisë së Durrësit.

“Plani është: Milva Ikonomi të japë dorëheqjen nga deputete, të komandohet nënkryetare, të ikë kjo nënkryetarja e 3, 4 apo 5-të atje dhe të firmosi shkresën për të çuar të paktën 100 milionë inceneratorëve”, u shpreh Basha, duke shtuar se me bërjen publike të marrëzisë kjo gjë mund të ndryshojë.

Kujtojmë se, që pas zgjedhjeve të 30 qershorit krerët e Bashkisë së Durrësit janë ndërruar shpesh. Me dorëheqjen e Valbona Sakos, për shkak të deklaratës së pavend për viktimat e tërmetit 26 nëntorit, Durrësi kaloi nën udhëheqjen e nënkryetarit Zhuljen Varfaj, si kryebashkiak i komanduar. Me dorëheqjen e këtij të fundit për shkak të problemeve shëndetësore, në krye të bashkisë u emrëua Emirjana Sako.

Për inceneratorët e ka në mendje ta shkarkojë për herë të pestë apo të gjashtë kryetaren e bashkisë së Durrësit. Se nuk pranon zonja që nuk ia di emrin, se nuk kemi si t’ia dimë emrin se i ndërrojnë më shpesh sesa shefat e Kadastrës së Vlorës, nuk pranon të firmosë një aferë qindra milionëshe për të çuar lekë tek inceneratori i Tiranës.

Dhe po bëjnë gati Milva Ikonomin që të japë dorëheqjen nga deputete e të komandohet atje që të firmosi shkresën e të vjedhin paratë prapë me inceneratorët.

Këtu e ka mendjen ai, mos kujtoni se ka mendjen diku tjetër.

Keni besoj informacion? Ja po ua them unë. Ky është plani.

A do ta ndryshojë pas publikimit që bëra unë? Kjo mbetet për tu parë.

Plani është: Milva Ikonomi të japë dorëheqjen nga deputete, të komandohet nënkryetare, të ikë kjo nënkryetarja e 3, 4 apo 5-të atje dhe të firmosi shkresën për të çuar të paktën 100 milionë inceneratorëve.

Gjithçka tek Edi Rama është e lidhur me paratë që iu grabitën shqiptarëve dhe iu shkojnë oligarkëve, në veçanti afera e tmerrshme e inceneratorëve të plehrave. Të tjerat pastaj janë pikërisht siç e thash dhe siç më citove :  “Fryhet si gjel dhe kakaris si pulë”. Por pulë që s’bën vezë, bën vetëm glasa. Dhe faturën e paguajnë shqiptarët”, ka thënë Basha.

Të fundit