Flash News

Ditari i Opozitës

“Bashkë Fitojmë” hap nesër fushatën, Meta: Të gjithë të ftuar në stadiumin kombëtar

“Bashkë Fitojmë” hap nesër fushatën, Meta:

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një postim në rrjetet sociale ka ftuar qytetarët të jenë pjesë e hapjes së fushatës së koalicionit Bashkë Fitojmë e cila do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Ailbania”.

Të dashur qytetarë, nesër, në orën 12:00, ju ftojmë të gjithëve në Tiranë, në stadiumin kombëtar, për hapjen e fushatës fitimtare!”, shkruan Meta.

Kujtojmë që partia socialiste e çeli fushatën këtë të martë.

 Sakaq ata kanë zbuluar edhe sloganin “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara” me një simbolikë, duke ia lënë të kaluarën opozitës ndërsa te ardhmen PS.

Gjatë fjalës së tij, kryeministrit i vendit njëkohësisht dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama është shprehur se është krenar për vlerën e shtuar që fitoret e PS-së kanë sjellë për Shqipërinë

Të fundit