Flash News

Ditari i Opozitës

“Bashkë Fitojmë” rrëmben Bashkinë e Hasit

“Bashkë Fitojmë” rrëmben Bashkinë e Hasit

Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” ka siguruar epërsi edhe në Bashkinë e Hasit.

Kandidati Miftar Dauti ka siguruar 56% të votave, krahasuar me rivalin socialist Beqir Mulaj i cili siguroi vetëm 44%.

Hasi ka qenë ndër bashkitë ku ka pasur tensione dhe përplasje mes palëve. Miftar Dauti denoncoi para nisjes së fushatës zgjedhore Beqir Mulajn për shpërndarje të pakove ushqimore nga rezervat e shtetit me qëllim blerjen e votave.

Mulaj e mohoi një gjë të tillë, pavarësisht se me video e foto Dauti denoncoi se si djemtë e kandidatit socialist transportonin ushqime.

Mulaj u kërcënua edhe me tritol ku disa javë më parë mjeti i tij shpërtheu teksa e kishet të parkuar në garazhd.

Të fundit