Flash News

Ditari i Opozitës

Bashkëpunimi me PD, Gjosha: LSI duhet të dalë me logon e saj, i rëndësishëm identiteti

Bashkëpunimi me PD, Gjosha: LSI duhet të dalë me logon e saj, i

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha tha se Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të dalë në zgjedhjet e 25 prillit me logon e saj për te mos humbur identitetin dhe zgjedhësit .
“Personalisht jam që LSI të ketë logon e saj në zgjedhjet e ardhshme, është e rëndësishme që të mos humbasë emrin, identitetin, sepse zgjedhësit tanë patjetër që do ta kërkonin emrin e Lëvizjes Socialste për Integrim në fletën e votimit. Aq më tepër që do të ketë edhe kandidatura përkatëse me emra, ndaj personalisht do të isha për këtë gjë. Por, kjo është dicka që do të vendoset në ditët në vijim, në bashkëpunim edhe me palën tjetër sigurisht”, u shpreh Gjosha për '5 pyetje nga Babaramo'.

Të fundit