Flash News

Ditari i Opozitës

Bashkëpunimi në PD, Baçi reagon ashpër: Kush e mandatoi dhe ç’përfaqëson ky Bardhi?

Bashkëpunimi në PD, Baçi reagon ashpër: Kush e mandatoi

Deputeti demokrat Luan Baçi ka reaguar ashpër pas deklaratës së djeshme të grupit të Alibeajt, të cilët njoftuan mandatimin e Gazment Bardhit, për të negociuar me kreun e PD-së Sali Berisha dhe aleatët, lidhur me zgjedhjet vendore.

Përmes një postimi në Facebook, Baçi ka bërë një pasqyrim të situatës në PD prej përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar, vendim i marrë nga Lulzim Basha, te përjashtimi i deputetëve të tjerë që u pozicionuan krah krydemokratit.

“E mbani mend besoj se çfarë nuk bene Ali-Bash-Bardhet, për te penguar votën e demokrateve me daljen ne baze te doktor Berishës dhe kërkimin e rikthimit te votës!

Përjashtuan nga PD dhe grupi parlamentar 4 deputete te tjere, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Luan Baçi, ku edhe sot vazhdojnë qe emrat e tyre ne parlament te figurojnë jashtë grupit parlamentar te PD, me këmbënguljen e Ali-Bash-Bardhëve, pasi doktor Berisha ishte përjashtuar nga Basha ne 9 Shtator!

Pezulluan edhe 15 deputet te tjerë, duke ju thënë reagoni duke bere autokritik se dhe ata do te kishin te njëjtin fat si 5 te përjashtuarit!

Shkarkuan kryetare degësh, sekretar degësh, anëtarë te KK dhe anëtarë kryesie, kryetar dhe sekretar grup seksionesh, qe nuk ju binden urdhrit te tyre, por ju bashkuan foltores se doktor Berishës dhe organizuan mbledhjen e firmave për organizimin e kuvendit historik te 11 Dhjetorit!”, shkruan Baçi.

Mbi të gjitha, Baçi i drejtohet ashpër asaj pjese që qëndron kundër Berishës. Baçi deklaron se është e pavend që të pretendohet se Alibeaj ka mandatuar Bardhin dhe se ky i fundit mendon se është akoma Sekretar i Përgjithshëm i PD.

"Ky Bardhi nga kush është mandatuar dhe ke përfaqeson? E quan veten sekretar te përgjithshëm akoma? Pse ne prononcimin e tij, thotë deputeti Berisha ka mandatuar z. Paloka dhe nuk thotë, kryetari i PDSH doktor profesor Sali Berisha! Çfarë do te bisedohet ne këtë takim alla 17 Maj dhe ku do te ulen?

PD ka institucione, këshilli kombëtar është institucioni me i larte vendim marres midis dy kuvendeve dhe deputet janë të gjithë anëtarë te KK. Aty duhet te vije Ali- Bash-Bardhi ne KK, aty merren vendimet e qëndrueshme, me përfaqësuesit legjitim te demokrateve!”, përfundon deputeti.

Të fundit