Flash News

Ditari i Opozitës

Bashkimi i PD, Bardhi zbardh detajet e mbledhjes: Patëm diskutime për një projekt të përbashkët politik

Bashkimi i PD, Bardhi zbardh detajet e mbledhjes: Patëm diskutime për

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka zbardhur detaje nga mbledhja e sotme mes dy grupimeve të PD në selinë blu, duke shënuar kështu edhe bashkimin e tyre zyrtar.

I ftuar në Report tv, Bardhi tha se tema e bashkimit ishte tema që dominoi diskutimet, mes të tjerash edhe për një projekt të përbashkët politik.

“Tema e bashkimit ishte temë që dominonte dhe diskutimet. Kishim diskutime për një projekt të përbashkët politik. Ajo që ndodhi sot ishte formalizimi i një vullneti të përbashkët që të jemi bashkë.

Mosbesimi mes palëve për objektivat që duam të arrijmë ishte i madh. Të gjithë thamë çfarë mendonim dhe se kush ishte qëndrimi jonë për çështje të caktuara. Çështja e partisë edhe sot që flasim mbahet pezull pa asnjë arsye nga gjykatat shqiptare. Ishte çështja më e vështirë”, tha Bardhi.

 

Të fundit