Flash News

Ditari i Opozitës

Bashkimi i PD, Kryesia fton zyrtarisht në bisedime 'Rithemelimin': Anuloni Kuvendin Kombëtar të 30 prillit

Bashkimi i PD, Kryesia fton zyrtarisht në bisedime

Pas mbledhjes me anëtarët, Kryesia e PD e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ka dalë me një qëndrim të ndarë në tri pika për zgjidhjen e krizës brenda partisë.

Pas mbledhjes, Kryesia e PD ka bërë thirrje për shmangien e gjuhës së urrejtjes mes demokratëve, që të ndërpriten proceset e njëanshme, duke nënkuptuar Kuvendin Kombëtar të 30 prillit nga Grupi i Rithemelimit i drejtuar nga Sali Berisha, ndërsa i fton zyrtarisht në bisedime.

Për këtë, kryesia do të krijojë një grup pune me anë të së cilës synohet gjetja e një zgjidhje të përbashkët për situatën brenda selisë blu.

Njoftimi i plotë:

1. Kryesia e Partisë apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes dhe arrogancës mes demokratëve dhe i bën thirrje secilit anëtar të Partisë të reflektojë dhe të rishikojë pozicionin e deritanishëm përçarës mes demokratëve. Nga përçarja dhe konflikti i brendshëm mes demokratëve dëmtohet Partia Demokratike dhe përfiton vetëm regjimi i Edi Ramës.

2. Kryesia e Partisë bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të çdo iniciative dhe procesi të njëanshëm, që është duke u kryer në bazën e partisë, sepse përbëjnë akte përçarëse mes demokratëve. Kjo do të konsiderohej si shprehje vullneti për fillimin e procesit të bashkimit.

3. Kryesia e Partisë shpall vullnetin e saj për të bërë gjithçka në funksion të bashkimit dhe fton zyrtarisht në bisedime kolegët e palës tjetër. Për këtë qëllim krijohet një grup pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve, duke ftuar që pjesë e këtij grupi pune ti’ bashkohen në numër të barabartë edhe përfaqësues të kolegëve të palës tjetër. Për konkretizimin e kësaj formule ngarkohet Kryetari i komanduar i PDSH.


 

Të fundit