Flash News

Ditari i Opozitës

“Formo me Berishën e Metën trekëndëshin e Bermudës”, deputeti i PD-Bashës: Gabim i madh politik e njerëzor

“Formo me Berishën e Metën trekëndëshin e

Deputeti i PD, Edi Paloka ka kritikuar kryedemokratin Lulzim Bashës pas deklaratës së tij sot në Kuvend, kur duke replikuar me kryeministrin Edi Rama, e etiketoi bashkë me ish kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta si ‘trekëndëshi i Bermudës.

Sipas Palokës në një status në rrjetet sociale, deklarata e Bashës ëhstë një gabim i madh politik e njerëzor, duke vënë shenjën e barazimit mes Berishës dhe Ramës.

“Ky eshte gabim i madh zoti Basha ! Gabim i madh politik e njerëzor ! Sado mllef te te jete mbledhur keto kohe nga nje situate qe ne fakt vete e krijove, nuk mund ti lejosh vetes te vendosesh kurre e ne asnje rrethane , shenje barazimi mes Sali Berishes dhe Edvin Rames ! Te pakten jo duke perfaqesuar demokratet !”, reagon Paloka.

Të fundit