Flash News

Ditari i Opozitës

BE kërkon transparencë për Portin e Durrësit, Pollo: Është shkelje e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit

BE kërkon transparencë për Portin e Durrësit, Pollo:

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri i kërkon qeverisë më shumë qartësi dhe transparencë në lidhje me marrëveshjen me kompaninë arabe sa i përket projektit të marinës në Portin e Durrësit.

Ish deputeti i PD, Genc Pollo ka komentuar qëndrimin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, duke thënë se kjo shpjegon faktin pse kryeministri Rama kritikon BE-në.

“Sërish një paralajmërim sot qeverisë Rama nga Delegacioni i Bashkimit Europian për  aferën e Portit Durrës/Nusreti/AlAbaar.

Kjo aferë nuk është vetëm një çështje korrupsioni madhor e përvetsimi të pronës publike!

Është edhe një shkelje e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në. Kjo e fundit dikton garë të hapur mes investitorëve të interesuar. Rama ka preferuar që portin e truallin rreth tij  me vlerë 1,9 miliardë € t'ja falë direkt AlAbaarëve afër tij.

Ky qendrim i Brukselit shpjegon pse Rama kritikon Bashkimit Europian. Nuk është se e vret mendjen për vaksinat e popullit”, shkruan Pollo në Facebook.

 

 

Të fundit