Flash News

Ditari i Opozitës

“Becchetti fillon ekzekutimin e gjobës”, PD: Rama, përgjegjësi për dëmin prej 120 milionë euro

“Becchetti fillon ekzekutimin e gjobës”, PD: Rama,

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi reagon pas publikimit të lajmit nga MCN se biznesmeni italian Francesco Becchetti ka bllokuar llogaritë e Shqipërisë në Eurocontrol duke konfiskuar miliona euro të ardhura që duhet të vinin në Albcontrol.  

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se zotimi i kryeministrit Edi Rama se se Shqipëria nuk do ta paguajë gjobën 110 milionë euro, ka rezultuar gënjeshtër.

Bardhi kërkon që përgjegjësi për këtë faturë të rëndë për Shqipërinë, duhet të shkojnë para drejtësisë.

Në traditën e këtij regjimi të korruptuar, premtimet e Ramës se nuk do të paguajmë asnjë lek për luftën e tij me Becchettin, rezultuan të gënjeshtërta.

Dëmi ekonomik prej 120 milionë euro që Edi Rama i ka shkaktuar familjeve shqiptare për luftën e tij personale me sipërmarrësin italian, është i parikuperueshëm, prandaj ata që kanë përgjegjësi për këtë faturë të rëndë për Shqipërinë dhe shqiptarët, duhet të shkojnë para drejtësisë.

Në 8 prill 2021, Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen Becchetti. Faktet dhe provat janë të mjaftueshme që drejtësia  të hetojë dhe të vërë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, duke shkaktuar këtë dëm të madh ekonomik për familjet shqiptare”, shkruan Bardhi.

Të fundit