Flash News

Ditari i Opozitës

Begaj dekreton zgjedhjet, Gjekmarkaj: Noter i mazhorancës, një faqe e zezë në kapjen e shtetit

Begaj dekreton zgjedhjet, Gjekmarkaj: Noter i mazhorancës, një faqe e

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, ka akuzuar Bajram Begajn për shkelje të Kushtetutës dhe për “kapje të institucionit presidencial nga mazhoranca” pas vendimit për dekretimin për zhvillimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

Në një deklaratë publike të shpërndarë në rrjetet sociale, Gjekmarkaj e cilëson dekretin si një “faqe të zezë në kronikën e kapjes së shtetit”, duke e akuzuar Presidentin se ka braktisur rolin e tij si garant i unitetit kombëtar.

“Presidenti Bajram Begaj sot ka zgjedhur të mos jetë simbol uniteti kombëtar, por noter i mazhorancës. Në vend që të garantojë funksionimin normal të institucioneve, ai ka përqafuar rolin e interpretuesit selektiv të dëshirave të Kryeministrit,” shkruan Gjekmarkaj.

Sipas tij, dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë është bërë pa një bazë kushtetuese të qartë, duke e futur procesin në një “labirint kushtetues pa dalje”. Ai e cilëson vendimin si një akt politik, i diktuar nga frika dhe jo nga reflektimi institucional.

“Dekreti i sotëm nuk është produkt reflektimi institucional, por pasojë e një urdhri partiak të marrë në një zyrë ku mungon fryma republikane,” vijon Gjekmarkaj.

Në përmbyllje të deklaratës, ai paralajmëron se ky veprim do të mbahet mend si një ditë e errët për demokracinë shqiptare.

“Historia do ta mbajë mend këtë ditë jo për drejtësinë e saj, por për shkeljen brutale të çdo norme kushtetuese.”

Të fundit