Flash News

Ditari i Opozitës

Bejko: Brenda PD ka 4 grupe të konsiderueshme

Bejko: Brenda PD ka 4 grupe të konsiderueshme

Deputeti demokrat Roland Bejko tha se brenda Partisë Demokratike janë tre ose katër grupe të konsoliduara.

I ftuar në MCN Tv, teksa foli edhe për Kuvendin Kombëtar të së shtunës thirrur nga Grupi i Rithemelimit, Bejko tha se nga njëra anë është grupi i ish-kryeministrit Berisha, grupi kundër Berishës, grupi i personave që janë si kundër Berishës edhe kundër Bashës, si edhe ata demokratë që i quajti elektorati gri.

“Mendoj që janë tre grupe ose edhe katër grupe të konsiderueshme në PD. E para është grupi i zotit Berisha, grupi kundër Zotit Berisha. Është grupi i personave si Kadilli e të tjerë që mendojnë se nuk duhet të jetë as njëri as tjetri. Dhe janë edhe demokratët e tjerë që le ta quajmë elektorali gri brenda PD, i cili e shikon me skepticizëm lëvizjen e derisotshme të PD”, u shpreh Bejko.

Të fundit