Flash News

Ditari i Opozitës

Belind Këlliçi prezanton nismën e re: Synon hapjen e partisë

Belind Këlliçi prezanton nismën e re: Synon hapjen e

Deputeti dhe përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi ka publikuar nismën e re të quajtur ‘FRPDTalks’.

Në një postim në Facebook, Këlliçi sqaron se nisma synon hapjen e partisë ndaj kontributeve të reja dhe institucionalizimin e debatit të brendshëm.

Për të shënjuar 30-vjetorin e fitores së parë të Partisë Demokratike, ne të rinjtë e FRPD, kemi kënaqësinë t'ju bëjmë të njohur nismën tonë #FRPDTalks, që synon hapjen e partisë ndaj kontributeve të reja dhe institucionalizimin e debatit të brendshëm, si të vetmen formë të demokratizimit të PD, hapjes, bashkimit dhe forcimit të saj.

Na janë bashkuar në këtë nismë të rinjtë republikanë amerikanë, delegacioni i të cilëve kryesohet nga Rick Loughery, Kryetar i Young Republican National Federation.

Jemi krenarë për bashkëpunimin afatgjatë me Young Republicans of America”, shkruan Këlliçi në rrjetet sociale.

 

Të fundit