Flash News

Ditari i Opozitës

Belind Këlliçi prezanton kandidaturën për primare në PD: Tirana ka nevojë për ndryshim

Belind Këlliçi prezanton kandidaturën për primare në

Belind Këlliçi prezantoi sot platformën e tij si kandidat për kreun e Bashkisë së Tiranës, për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një deklaratë për mediat, Këlliçi tha se vendosi t’i bashkohet procesit të primareve, për të rrëzuar modelin e Veliajt i cili me një mandat të tretë, do të rrisë akoma më shumë vjedhjet në kryeqytet.

Këlliçi shtoi se vendimi për të marrë pjesë në primare si kandidat për Bashkinë e Tiranës, erdhi pas konsultimeve me qytetarët.

“Kam vendosur në këto primare të PD, prej të cilave me votën e anëtarësisë do të zyrtarizohen kandidatët. Mbërritja në këtë vendim nuk ishte e menjëhershme, ka ardhur pas një konsulte dhe takimeve me banorët e Tiranës. Tirana ka nevojë dramatik për ndryshim. Bashkia është shfrytëzuar nga Veliaj me taksat e qytetarëve, gjobat dhe lejet për ndërtim. Me instalimin puna diçka e dukja gjithçka Veliaj e ka dëmtuar qytetin. Tirana mund të rregullohet edhe pa vjedhur. Tirana nuk ngjan me asnjë kryeqytet në BE, bëhet gjithnjë e më shumë më e shtrenjtë, më e ndotur. Veliaj kërkon të shfrytëzoj këtë pushtet të madh, atij i duhet një mandat të tretë që të rrisë vjedhjen. Ky model duhet të bjerë”, tha Këlliçi.

Të fundit