Flash News

Ditari i Opozitës

Bëri bashkë deputetët e PD për fundvit, reagon Xhelal Mziu: Ky është fillimi!

Bëri bashkë deputetët e PD për fundvit, reagon Xhelal Mziu:

Vjen reagimi i Xhelal Mziut, i cili bëri bashkë dy grupet e PD, duke i ftuar në një drekë për festat e fundvitit.

Deputeti demokrat shkruan se dreka kishte në fokus punën dhe bashkimin e PD, ndërsa shton se ky është vetëm fillimi.

“Një drekë ‘pune dhe bashkimi’ të PD. Ky është fillimi, më 14 maj PD do të triumfojë si mazhorancë qeverisëse në Shqipëri!’, - shkruan Mziu në Facebook.

Në drekën e demokratëve mungonte Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryetari Lulzim Basha të cilët e kanë refuzuar ftesën.

 

Të fundit