Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: 93% e shqiptarëve janë gëzuar me arrestimin e Veliajt

Berisha: 93% e shqiptarëve janë gëzuar me arrestimin e Veliajt

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në Partinë Socialiste ka rënë një zi e madhe.

“Ka një optimizëm shumë të madh dhe një besim të fortë te opozita për fitoren. E konstatoj këtë si te shqiptarët në Shqipëri, ashtu edhe te ata jashtë. Ka një javë që nuk ia hap më telefonin diaspora. Kanë ra në një zi të madh. 93% e shqiptarëve janë gëzuar që është arrestuar një shtyllë kryesore e korrupsionit, ai del e bën miting në mbrojtje të tij”, tha Berisha i ftuar në A2 CNN.

Kur u pyet pse opozita nuk doli në protestë pas arrestimit të Veliajt për të kërkuar qeverinë teknike, Berisha u përgjigj: “A ka gjë më të këndshme sesa kur proteston Rama kundër vetes së tij? Kur Rama detyrohet të protestojë kundër vetes së tij, atëherë e ka marrë ferra uratën”.

Sipas Berishës, “opozita protestoi 44 javë rresht për konkretizimin e këtij arrestimi”.

“Tani, problemi themelor i qytetarëve është Edi Rama. Sepse ky (Erion Veliaj) e mori të veten. Nuk shpëton dot kurrë njeri nga djegësat, janë afera që tejkalon çdo imagjinatë”, theksoi më tej kreu demokrat.

Të fundit