Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Afera McGonigal është ‘Uatergate’ i shekullit

Berisha: Afera McGonigal është ‘Uatergate’ i shekullit

Kryetari i PD, Sali Berisha e ka cilësuar afera "McGonigal" si rastin ‘Uatergate’ të shekullit. 

Gjatë takimit me drejtues të degëve 2 dhe 5 në Tiranë, Berisha akuzon Edi Ramën se korruptoi kryezbuluesin e SHBA-së kundër opozitës shqiptare, për të asgjësuar opozitën, pluralizmin. 

Berisha: Afera McGonigal është afera e shekulli, është ‘Uatergate’ i shekullit, shumë me keq se ‘Uatergate’. Kontraktoi kryezbuluesin e SHBA-së kundër opozitës shqiptare, për të asgjësuar opozitën, pluralizmin. Dëshmoi mentalitetin kriminal të dajës dhe babait të tij biologjik, të cilët e kishin kundërshtarin për ta vrarë dhe varur në litar në 1988.

Ishte në anën e duhur thotë, babai im, ishte firmëtari i kushtetutës më famëkeqe të të gjitha kohërave të vitit 1974, ishte një nga anëtarët e komisionit. Si qenka në anën e duhur të firmorësh për të varë një poet në 1988, kur dukej qartë se diktaturat e kishin kohën e shkurtër.

Nuk lexoj kushtetutë thotë, ua them unë ju; një kryeministër dhe një president që nuk ka kushtetutën librin e të gjitha librave, ai është shumë i rrezikshëm, sepse ai nuk ka ligj, nuk ka kushtetutë. Po të ishte diktator do të kishte ligje diktature, po të ishte mbret absolut do të kishte dekrete të veta që do i ndiqte, kurse ai që nuk ndjek asnjë ligj, asnjë normë ai është një despot primitiv i rrezikshëm dhe i tillë është Edi Rama.

Të fundit