Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Akti për Teatrin Kombëtar, dhunim flagrant i vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Berisha: Akti për Teatrin Kombëtar, dhunim flagrant i vendimit të

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për Teatrin Kombëtar, ndërsa sot ka nisur puna për ndërtimin e godinës së re. Berisha e ka konsideruar një akt të dhunimit të Kushtetutës.

Me nisjen e punimeve për ndërtesën e re, Berisha thotë se qeveria dhe Bashkia e Tiranës po sfidon qytetarët, aktivistët dhe opozitën.

“Nga ky akt kalohet në një akt madhor, dhunimin flagrant të vendimit të Kushtetueses. Kjo është një sfidë e hapur, jo vetëm për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, por për opozitën në radhë të parë.

Opozitës i thuhet se nuk njohim norma, nuk njohim standarde, por jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo akt, në kundërshtim të hapur me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ndalon procedimin e mëtejshëm në atë truall, ia kthen atë qeverisë. Ky është vendi i vetëm ku vendimet e Kushtetueses rrëzohen me vendime të banditëve qeveritarë.

Ky është vendi i vetëm në botë ku një vendim i Gjykatës Kushtetuese rrëzohet me një vendim të qeverisë”, tha Berisha.

Të fundit