Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha akuza mazhorancës: Po rrëmben institucionin e Avokatit të Popullit

Berisha akuza mazhorancës: Po rrëmben institucionin e Avokatit të

Jashtë Kuvendit, kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën se po rrëmben Avokatin e Popullit.

Teksa tregoi kandidaturat që mbështet PD, kreu i demokratëve tha për mediat se PS ka zhbërë tentativat për të gjetur bashkëpunim në çështje të tjera.

"Kandidaturat e mbështetura nga PD, zoti Besim Ndregjoni, zonjën Adriana Kalaja dhe 4 kandidatura të tjera, të cilat plotësonin të gjitha kushtet për përmbushjen me dinjitet të asaj detyre të rëndësishme në rrafshin e lirive dhe të drejtave të njeriut, sidomos në këtë vend ku diktatura autoritare konsolidohet gjithnjë e më shumë.

Me këtë akt jo vetëm rrëmbyen një institucion, i cili që nga krijimi i tij gjer sot, në traditën e krijuar, i përkiste opozitës, por e vërteta është se zhbënë edhe përpjekjet më serioze që u bënë për të vendosur një lloj bashkëpunimi në çështjet më kryesore me interes të përbashkët siç janë dy-tre reforma", deklaroi Berisha.

Të fundit