Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha akuza Ramës: Dorëzoi kompjuterët e muxhahedinëve në Iran, akti më i lartë i tradhtisë

Berisha akuza Ramës: Dorëzoi kompjuterët e muxhahedinëve

Kryedemokrati Sali Berisha denoncon kryeministrin Edi Rama se ka kryer një akt të rëndë tradhtie duke dorëzuar kompjuterët e muxhahedinëve në Iran.

Në një prononcim për gazetarët në oborrin e Kuvendit, Berisha tha se 132 kompjuterë të qendrës së Manzës, kanë përfunduar në Teheran, duke iu referuar zëdhënësit të qeverisë së Iranit.

Berisha: Një komunikatë e Frontit të Rezistencës së Muxhahedinëve, informon se 132 kompjuterë të qendrës së Manzës, kanë përfunduar në Teheran.

Kjo komunikatë është e zëdhënësit të qeverisë apo të Këshillit Informativ të Iranit.

Nëse kjo është e vërtetë, ky përbën një akt të tradhtisë më të lartë që mund t’i bëhet lirisë, që mund të jetë bërë ndonjëherë në Shqipëri, kur një grup njerëzish, rezistentë ndaj njërit prej regjimeve më gjakësore, ju kujtoj se janë ekzekutuar nga ajatollahët 300 të rinj dhe të reja, të cilët kanë protestuar dhe protestojnë për liritë dhe të drejtat njerëzore.

Rikujtoj këtu se regjimi i ajatollahëve është regjimi më i implikuar në tragjedinë, në agresionin rus në Ukrainë. Pasi dronët kamikazë të prodhuar në Iran, po vrasin dhe kanë vrarë qindra e mijëra civilë në një vend të lirë të agresuar nga Rusia.

Edi Rama në këtë mënyrë është bërë një shtojcë e ajatollahëve dhe ky përbën një akt që tejkalon çdo etikë dhe moral.

Dënoj me ashpërsi më të madhe këtë akt dhe kërkoj me urgjencë që OKB të ndërmarrë një hetim të shpejtë.

Mos harroni se dorëzimi i këtyre kompjuterëve në Iran do të thotë dorëzimi i mijëra iranianëve që figurojnë në listat e rezistencës, sepse kjo është një rezistencë në Iran dhe mbarë botën.

I bëj thirrje OKB-së që të marrë tërësisht në mbikëqyrje kampin e muxhahedinëve. Të konsiderosh shpallje lufte kiber-ataket, do të thotë të rreshtohesh me ajatollahët.

Edi Rama është bërë krah i tyre. I ka lejuar vendit një njollë që nuk ka ekzistuar kurrë më parë.

Të fundit