Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha akuza Ramës për krizën e karburanteve: Gjithë bota ul çmimet e naftës, ky pret të shkojë 224 lekë

Berisha akuza Ramës për krizën e karburanteve: Gjithë bota

Kriza ekonomike ka gjunjëzuar Shqipërinë dhe qeveria jo vetëm nuk ul çmimet e karburanteve, por pasurohet nëpërmjet tyre në mënyrë përrallore dhe njëkohësisht falimenton bujqësinë dhe fermerët.

Kështu deklaroi mes të tjerash në konferencën për mediat, kreu i PD-së Sali Berisha, teksa u pyet në lidhje me deklaratat e fundit të kryeministrit për nismat ndaj sektorit bujqësor dhe jo vetëm.

“Ju e dëgjuat cilat janë zhvillimet në rajon, në raport me naftën, është gjaku i ekonomisë dhe materia me ndikim të fuqishëm, jo vetëm në industri dhe makinat, por edhe në dyqane për ata që blejnë, për ata që udhëtojnë dhe përdorin transportin. E gjithë Evropa, vendet perëndimore, deri në Australi janë angazhuar për heqjen e barrës fiskale të naftës. Ndërkohë që Rama po nxjerr fitime përrallore dhe nuk ul asgjë, derisa thotë që nafta të kalojë 224 lekë për litër”, akuzoi Berisha kreun e mazhorancës.

Më tej, kreu i opozitës nënvizoi se kryeministri ka marrë vendimin për falimentimin e fermerëve, teksa solli për analogji ekonomike masat e disa vendeve të BE-së.

“Ai mori një vendim absolutisht me synim të falimentimit të fermerëve shqiptarë. Informoj qytetarët shqiptarë se Gjermania me një akt para disa ditësh vendosi të dyfishojë subvencionin e naftës për fermerët, por edhe të tjerat po kështu, edhe Suedia, uli TVSH e ushqimeve në 6% nga 15% që e kishte”, vijoi ai.

Të fundit