Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Alaska, një samit historik

Berisha: Alaska, një samit historik

Në një postim të fundit në Facebook, kreu i PD Sali Berisha ka komentuar samitin e zhvilluar në Alaske mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin, duke e cilësuar si një moment historik . 

Berisha vlerëson se, ndonëse samiti nuk prodhoi një marrëveshje konkrete, deklaratat e Trump për “progres shumë të madh” japin shpresë për një kthesë të rëndësishme drejt armëpushimit dhe stabilitetit ndërkombëtar.

"Alaska një samit historik.

Miq, samiti i djeshëm në Alaska midis Presidentit të SHBA Donald Trump, njeriut më të fuqishëm të planetit me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin ishte historik për këtë kohë lufte. Samiti pas tre orësh bisedime përfundoi pa marrëveshje, por me ‘progres shumë të madh’ deklaroi Presidenti Trump në konferencën e përbashkët për shtyp me Vladimir Putin (foto nga Reuters). Kjo nënkupton se Samiti ka shënuar një kthesë të mundshme në rrugën drejt armëpushimit dhe marrëveshjes përfundimtare midis palëve", shkroi Berisha. 

Të fundit