Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Altin Dumani ka mbyllur dosjet e krimit të madh elektoral ku përfshihen Edi Rama

Berisha: Altin Dumani ka mbyllur dosjet e krimit të madh elektoral ku

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi nga konferenca për gazetarët se Altin Dumani ka bllokuar hetimet për krimin elektoral, ku përfshihet Edi Rama.

Berisha tha se do të vazhdojë të denoncojë këtë krim të madh, pavarësisht nga përpjekjet për të fshehur të vërtetën.

“Unë nuk mund as të mashtrohem, as të ekzaltohem me akte teatrale. Unë di që dosjet e krimit të madh elektoral, që përfshihen nga Edi Rama e poshtë, i mbyll Altin Dumani. Kjo është ajo që unë di dhe është e faktuar.

Unë di që 50 përqind e të gjithë veprimtarisë së bandave sipas regjistrimeve telefonike dhe mesazheve, është elektoral.

Dhe këto i di shumë mirë Altin Dumani që nuk ndërmerr asnjë akt për to.

Të besosh se ai që fle mbi këtë krim monstruoz, ka vullnet, ai nuk ka asnjë vullnet, ai është një ushtar mjeran, fanatik i partisë, një ushtar i Arben Rakipit dhe Ulsi Manjës e Ymer Lalës.

Ai nuk është asgjë tjetër. Ai ka bllokuar hetimin e krimit elektoral dhe për këtë në mënyrë absolute do bëhet përgjegjës para ligjit.

Le t’i thërrasë Edi Rama sa të dojë, Altin kështu, Altin ashtu, por unë i them se Altin, do përballesh me ligjin për qëndrimin tënd ndaj krimit elektoral që është një qëndrim antikushtetues, antiligjor”, deklaroi Berisha.

Të fundit