Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Altin Troplini është bërë mburojë e Ramës për të mos e hetuar skandalin McGonigal

Berisha: Altin Troplini është bërë mburojë e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sot Altin Dumanin, për mbrojtjen dhe heshtjen lidhur me dosjen e skandalit McGonigal, duke e cilësuar atë si “mburojë të Edi Ramës”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se shqiptarët po paguajnë nga taksat e tyre 120 milionë euro për Agon Channel, një dëm ekonomik që sipas tij rrjedh nga “urrejta e Ramës për fjalën e lirë”.

Ai e akuzoi Dumanin se po amniston vendimet e Ramës dhe Erion Veliajt, duke mos hapur çështje penale as për Agon Channel, as për rastet e konfiskimit dhe mbylljes së mediave si Ora News dhe News 24, dy nga më të pavarurat në vend.

Berisha denoncoi më tej se dosja McGonigal, e cila lidhet me një skandal ndërkombëtar dhe me lidhjet kriminale të ish-agjentit të FBI-së McGonigal me qeverinë shqiptare, ka mbetur e heshtur në sirtarët e Prokurorisë prej dy vitesh.

 Ai e quajti McGonigal “një armik të egër të presidentit amerikan Donald Trump” dhe një nga aktorët kryesorë në aferën e mashtrimit rus, duke shtuar se FBI ka rihapur dy javë më parë hetimet për të.

Pjesë nga deklarata

Rikujtoj se, për shkak të urrejtjes së Edi Ramës për fjalën e lirë, shqiptarët janë të gjobitur dhe duhet të paguajnë nga taksat e tyre 120 mln euro për Agon Channel. Dhe kjo, ndonëse është veprimtari, vendimet personale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, këto i amniston Altin Troplini dhe nuk hap çështje penale ndaj tyre. Qëndrim të njëjtë kanë mbajtur ndaj Ora News, të cilin e konfiskuan në mënyrën më antiligjore, dhe së fundmi e mbyllën informativ, ndër më të pavarurit në Shqipëri News 24.

Së dyti, jam këtu për të denoncuar publikisht, Altin Troplinin, për heshtjen dhe mburojën e tij, mbrojtjen e tij, të Edi Ramës, Agron Nezës dhe Dorian Duçkës, duke mos hapur dosjen McGonigal.

McGonigal, një armik i egër i presidentit aktual Donald Trump. Një nga njerëzit më kryesorë në aferën e dosjes së mashtrimit të madh rus, i njohur për këto botërisht, për të cilin 2 javë më parë FBI rihapi dosjen, edhe njëherë, konkretisht, për McGonigalin, Altin Troplini hesht si fija e barit. Paçka se, McGonigal u kontraktua nga Edi Rama, u kontraktua nga zyrat e Edi Ramës, iu dërguan dëshmitarë në Nju Jork për të kryer misionin e tij kundër opozitës.

Paçka se, McGonigal urdhëroi Ramën të heqë licenca të një kompanie ruse, për t’ia dhënë një kompanie tjetër ruse, të lidhur  me Deripaskën. Paçka se, famëziu McGonigal vendosi gjoba të tmerrshme, një gjer në 5 milionë euro bizneseve shqiptare, duke i mashtruar me blacklistim.

Paçka se McGonigal, udhëtoi në Vjenë, duke përzgjedhur dhe një prokuror amerikan, udhëtoi në Vjenë më ministër të narkoqeverisë Rama, për të dëgjuar përrallat e Tom Doshit dhe dhe Durim Bamit, se si kishte nxitur Ilir Meta Durimin për të vrarë Tom Doshin.

Pra, aktiviteti kriminal i McGonigal dhe Edi Ramës është më i dënueshmi pas atij që McGonigal ka kryer në SHBA ndaj presidentit në detyrë, Donald Trump, pas ardhjes së tij herën e parë në pushtet.

Me gjithë këto, Altin Troplini, ky mercenar, që nuk ka as ligj as oral, mban në sirtar dosjen e McGonigal prej dy vitesh, të dorëzuar aty, nga opozita.

E garantoj Altin Troplinin se, do të jetë opozita që do të hetojë Ramën, McGonigalin dhe Altin Troplinin, së bashku, të lidhur ngushtë në një krim të shëmtuar.

Faleminderit!

Të fundit