Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Apartamentet e Portit të Durrësit do t’i marrë Sinaloa e Meksikës dhe klanet e tjera të drogës

Berisha: Apartamentet e Portit të Durrësit do t’i marrë

Kreu i demokratëve, Sali Berisha tha nga Durrësi se apartamentet që do të ndërtohen nga projekti, Rama do t’ua dorëzojë klaneve të drogës Sinaloa e Meksikës.

Berisha deklaroi se këto apartamente do t’i marrin klanet me qendrën në Dubai, prej nga ku investoi në projekt Mohamed Alabbar.

Kryedemokrati tha se opozita nuk do të lejojë që Rama të marrë Portin e Durrësit dhe se projekti do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Berisha: Çfarë po ndodh? Durrësi, një qytet mijëravjeçar, Durrësi nuk do ishte kurrë qytet, po të mos ishte porti. Pa portin, kudo ka pasur qytezë dhe qytete nëpër Shqipëri, do ishin rrënojat e tij.  Por Durrës të përjetshëm e ka bërë porti, e kanë bërë qytetarët e tij.

Durrësi, ky port, edhe në kohërat më të hershme, ishte porti i rrugëve kryesore të Europës. Ky port për kombin ishte krye-ura e tij me Perëndimin. Në këtë aspekt, porti ka qenë një artere, një aortë për identitetin tonë perëndimor. Pa këtë port, ne nuk mund të themi se çfarë identiteti mund të kishim sot.

Ky tani del dhe na merr portin për të ndërtuar me arabin e tij Dubain. Nuk ka nevojë Durrësi për Dubain, nevojë Durrësi ka për Europë, nevojë porti ka për Europë. Duhet të jetë port siç ka qenë në të gjitha kohërat, port kryesor i Ballkanit drejt Europës.

E vërteta është se në 1.4 milionë metër katrorë ku ai ka vendosur të ndërtojë 12 mijë apartamente, asnjë qytetar i Durrësit, që ka aty mundin, djersën dhe ndoshta edhe kockat e njerëzve të vet, i cili është aksioner në të gjitha ligjet në ato 1.4 milionë metër katror, nuk merr një metër të vetëm në 12 mijë apartamente.

Po kush i merr? I merr Alabari? Jo, ai është zotuar për 70 milionë. Kush i merr? I marrin klanet e drogës, i merr Sinaloa e Meksikës, e lidhur direkt me Edi Ramën. I marrin klanet e tjera të drogës që kanë për kryeqendër Dubain. I merr Amant Josifi me Olsi Ramën, të cilët vodhën 2.2 miliardë euro të europianëve me skemën e Bitcoin. Dhe tani duan të kthehen të rrëmbejnë portin.

Portin nuk ia falim kurrë Edi Ramës. Ne do e dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese, do e çojmë në hetime. Por ne do e mbrojmë portin me të gjithë potencialin tonë.

Të fundit