Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Arsimi do jetë çështja më serioze e programit të PD, rrogat e mësuesve drejt trefishimit

Berisha: Arsimi do jetë çështja më serioze e programit

Kreu i PD Sali Berisha u bë bërë thirrje mësuesve sot në ditën e tyre të angazhohen me PD në betejën pa kthim.

Nga tubimi qytetar, Berisha u  garanton se përsëri për PD, arsimi do jetë çështja më serioze e programit të saj.

“Thirrja ime për çdo mësuese dhe mësuese, në emër të interesave të nxënëseve dhe nxënësve tuaj, studenteve dhe studentëve tuaj, angazhohuni me ne në betejën pa kthim dhe ju garantoj ju se përsëri për PD, arsimi do jetë çështja më serioze e programit të saj.

Përsëri mësuesi do vendoset në piedestalin që meriton.

Përsëri investimet për arsimin do të dy dhe trefishohen.

Të parat rroga që do dyfishohen dhe do ecin drejt trefishimit, do jenë rrogat tuaja, rrogat e mësuesve.

Se shkolla do jetë model në çdo lloj aspekti dhe se programet tuaja do jenë programet e të ardhmes së vërtetë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

O sot o kurrë, është koha juaj mësuese dhe mësues, të mos pajtohemi më tej me këtë të keqe të madhe, me këtë plagë të tmerrshme që rrjedh çdo ditë, por të bashkohemi dhe t’i japim atë që meriton kësaj bande pa ligj, pa moral njerëzor, që po shkatërron arsimin dhe çdo gjë në këtë vend”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit