Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ballkani i Hapur, tradhtia e Ramës. Hapi dyert për prodhimet serbe dhe falimentoi fermerin shqiptar

Berisha: Ballkani i Hapur, tradhtia e Ramës. Hapi dyert për prodhimet

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i PD Sali Berisha u ndal sot edhe te Ballkani i hapur.

Ai deklaroi se kryeministri Edi Rama hapi dyert për prodhimet serbe dhe falimentoi fermerin shqiptar. 

Pyetje: Meqenëse bujqësia është një fushë ku jam diplomuar dhe specializuar dhe në një kohë kur klasë politike, fermeri çdo ditë e më shumë po sulmohet dhe po përballet me vështirësi. Në kushtet kur bujqësia shqiptare po has rritje të kostove të prodhimit dhe mungesë subvencionesh konkurrese me rajonin, cili është plani i juaj konkret për të garantuar rritje të qëndrueshme të prodhimit vendas dhe për të forcuar sigurinë ushqimore kombëtare?

Sali Berisha: Ju falënderoj dhe përshëndes të gjithë atë të cilët janë shkolluar për këtë fushë dhe të githë fermerët.
Mund të them se vitet e kësaj qeverisje ishin vitet e goditjeve më të rënda të fermerëve dhe fermës në Shqipëri.
Ishin vitet në të cilët prodhimi bujqësor është në recesion. Fshati shqiptar u braktis më shumë se kurrë në histori. Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën për shkak të importeve më shumë se asnjëherë. Dhe ajo që quhet ‘colpo di gracia’ goditja e mëshirës ndaj bujqësisë shqiptare, është akti i tradhtisë më të madhe kombëtare që Edi Rama ka kryer ndonjëherë, Ballkani i Hapur.
I dashur mik, me Ballkanin e Hapur, Edi Rama detyroi fermerët shqiptarë të përballen me konkurrencën më të pandershme në Europë dhe ndofta në botë.
Të përballet me fermerin serb, i cili jo me akumulim, por në kohë reale ka subvencione minimumi 7 herë më shumë se fermeri shqiptar.
Po t’i marrësh, të shtrira në kohë, subvencionet e fermerëve serbë janë dhjetëra herë më të mëdha se të fermerëve shqiptarë.
Edi Rama hapi dyert pa asnjë kufizim, akt që nuk e bën askush në Europë, as në BE. Edhe në BE, në komunitetin e tregtisë së lirë, funksionojnë kuotat, funksionojnë norma.
Kurse Edi Rama hapi dyert e doganave për prodhimet serbe dhe shkaktoi asfiksinë, falimentimin e qindra mijëra fermave shqiptare.
Ka vendosur një sistem fiskal, me të cilin godet prodhimin vendas dhe favorizon importin për përpunuesit.
Nëqoftëse më parë grantet u jepeshin për sipërfaqe të mbjella për njësi prodhimi fermerëve, sot ato shpërndahen patronazhistëve për votat.
Gjithçka do të përmbyset. U garantoj se për ne, Shqipëria, bujqësia, blegtoria, pemëtaria në Shqipëri, janë jashtëzakonisht të rëndësishme.
Janë të rëndësishme sepse janë mirëqenie, janë krijim të mirash, janë përmirësim jete. Kanë ndikim të madh në jetën e gjithë shoqërisë. Jo vetëm në fshat.
Ndaj dhe ne rikthehemi subvencioneve për çdo njësi prodhimi. Ndaj dhe ne u rikthehemi politikave të Shqipërisë, kopësht i Europës juglindore siç e quajti Faik Konica për herë të parë.
Projekteve tona me ullinjtë, arrorët dhe drurët e tjerë frutorë, ndaj dhe ne u kthehemi subvencioneve për përpunimin e prodhimeve bujqësore. Mbrojtjes së prodhimeve të Shqipërisë. Mbrojtje sezonale siç e kemi bërë dhe siç e bën çdo vend.
Ju rikthehemi kontrollit të rreptë të të gjitha imputeve që përdoren në bujqësi. Pra ne do të kemi një përparësi të madhe bujqësinë, blegtorinë, pemtarinë në tërësi si një sektor shumë i rëndësishëm për vendin tonë.

Të fundit